04/09/2026
🇨🇭 ÇFARË NDODH ME RENTËN INVALIDORE AI/IA KUR ARRIHET NË MOSHËN E PENSIONIT? 🤔
👉 Me arritjen e moshës së daljes në pension, renta e invaliditetit AI/IV përfundon dhe zëvendësohet nga renta e pleqërisë AVS/AHV.
💰 Por çfarë ndodh nëse renta invalidore që merrnit ishte më e lartë se renta AVS/AHV?
Këtu ekziston një mbrojtje e rëndësishme: nëse llogaritja e zakonshme e AVS/AHV do të ishte më pak e favorshme, merren parasysh bazat e llogaritjes së rentës invalidore, kur ato janë më të favorshme.
✅ Pra, kalimi nga AI/IV në AVS/AHV nuk duhet të sjellë ulje të rentës vetëm për shkak se keni arritur moshën e pensionit.
⚠️ Një dallim është i rëndësishëm: pas moshës referente të pensionit nuk vazhdon juridikisht renta invalidore. Ajo zëvendësohet nga renta e pleqërisë, sipas rregullave përkatëse.
Rregulla specifike zbatohen për personat që e kanë fituar një rentë invalidore vetëm pak kohë para pensionimit.
📌 Shuma përfundimtare llogaritet individualisht nga fondi kompetent i kompensimit (pensionit).
━━━━━━━━━━━━━━━━━━
📘 Kjo temë shpjegohet në pyetjet 387–388 të librit "E Drejta Zvicerane në 1000 Pyetje-Përgjigje