Shkolla Shqipe "Naim Frashëri" Oslo

Shkolla Shqipe "Naim Frashëri" Oslo Shkolla Shqipe, është asociacion vullnetar i arsimtarëve shqiptarë në Norvegji, Qëllimi i hapjes së shkollës u bë i njohur për banorët shqiptarë këtu në Oslo.

Dita e themelimit të Shkollës Shqipe në Oslo, 14 janar 1995

Iniciativa për hapjen e një shkolle në gjuhën shqipe u muar në kuvendin e formimit të LASH’it, me emrin Shkolla Shqipe e mësimit plotësues "Naim Frasheri" me seli në Oslo. Nismëtarët e këtij organizimi ishin: Tahir Haziri, Rexhep Kurtishi, Teuta Zeka, Lulejta Kermeni-Halitaj, Ramush Zharku, Bajram Gega dhe Bujar Zhuri. Në këtë vazhdimës

i këtij grupi iu bashkëngjiten prindër, arsimtarë, aktivistë të ndryshëm si Hasan Ramadani, Rexhep Ziberi, Abdylaziz Aqimi, Muhamet Aqimi, Dear Sahit Ramadani, Adem Rustemi, Enver Qamili, Fetah Osmani , Ramiz Mustafa dhe Ekrem Hyseni. Qëllimi i themelimit të një shkolle qëndronte në faktin se Ministria e arsimit të asaj kohe , të cilën e kryesonte z. Muhamet Bicaj, lëshoi në qarkullim një fletë udhëzim të nënshkruar nga Meriman Braha, ku thuhej se mësimi plotësues në diasporë, duhej të përfshij të gjithë fëmijët e trojeve shqiptare. Në mësim plotësues fëmijët do të kenë mundësi që të mësojnë për shkrim lexim në gjuhën e tyre amtare. Të mësojnë për natyrën, të njihen me trojet shqiptare , me të parët e tyre, me doket, zakonet, traditat dhe kulturën e tyre. Po kështu fëmijët do të kenë mundësinë të kaliten dhe të jenë të zot e vetës duke bartur një bagazh të pasur gjithë kulturor. Të gjitha këto mund të arrihen me mësimin plotësues me dy deri në katër orë në javë, aq sa ishte e paraparë . Shkollës iu dha një përkrahje e mirë, kështu që puna në procesin mësimor filloj të marrë rrugë të mbarë. Sidomos me angazhimin e punonjësve tjerë si: Imri Trena, i cili është mësues aktual, pastaj Igballe Dullovci, Vjollca Kerleshi, Fikrije Bylykbashi, Antigona Qena, Nexhmije Mazrekaj, Hysni Llapi, Shaip Istogu, Afrim Gashi, Emine Gashi, Musa Tahiri, Blerim Rexhepi, Abedin Osmani, Shqipe Musliu, Elizabete Nitaj, Hajdar Loku, Kastriot Nura dhe Avdullah Demiri. Shumica e tyre punuan me nxënës të shkollimit të mesëm në paralelet e gjimnazit të cilat numëronin rreth 60 nxënës, 34 kanë mbaruar klasat e mbetura në gjysmë të ndërpritura në Kosovë për shkak të okupatorit serb. Në shkollë, përveç mësimit plotësues, zhvilloheshin edhe aktivitete tjera kulturore. Një grup veprimtarësh, aktivist, intelektual me profile të ndryshme filluan ta ndihmojnë shkollën si materialisht ashtu dhe me përkthime të dokumentacionit zyrtarë. Shkollën e përkrahën në mënyrat nga më të ndryshmet me qëllim që të kontribuonin sadopak për kombin. Këta ishin Nufri Leka, Afrim Gashi, Muhamet Jahmurati, Isa Thaqi, Kadri Meha, Gesim Haklaj, Ramadan Kovaci, Isuf Kastrati, Nazim Idrizi dhe Osman Disha.

Është i 15'ti vit që në bankat e kësaj shkolle të mësimit plotësues në Oslo, mësojnë gjuhën amtare më të bukuren kombëtare më dhjetëra e qindra nxënës nga të gjitha trevat shqiptare. Ne rrafshin e mësimit të gjuhës e të kulturës shqipe, është bërë e mundur që nxënësit në mërgim ta duan edhe më shumë Atdheun dhe gjuhën e tyre. Gjatë kësaj periudhe 15 vjeçare të përcjelljes së procesit mësimor kemi pasur rastin që nxënësit, duke u deklaruar të shprehin dhe të përshkruajnë raportin në mes të mësuesit dhe nxënësit, duke i pasqyruar përjetimet e tyre, kohën dhe mënyrën e zhvillimit të aktiviteteve arsimore në Oslo të Norvegjisë. Shumica e nxënësve të kësaj shkolle janë duke treguar angazhim të duhur me gjithë vullnetin që kanë për mësim në gjuhën shqipe në mënyrë që mos të ndalen së mësuari deri në përvetësimin e gjuhës amtare si gjuhë të nënës. Këta fëmijë shprehin emocionet dhe nostalgjinë e tyre për trojet shqiptare, për traditat dhe kulturën, për të afërmit dhe farefisin, për Atdheun e tyre. Ne shkollën e mësimit plotësues ”Naim Frashëri” në Oslo kanë punuar një numër i konsideruar mësim dhënësish me profile të ndryshme shkollimi, mirëpo në bazë të kohëzgjatjes, kualitetit dhe rezultateve të punës, dhe punës së tyre në baza humanitare kemi dalluar këta mësues: Rexhep Kurtishi, Imri Trena dhe Ramush Zharku. Shkollës shqipe në Oslo, iu bashkëngjiten dhe aktivist të tjerë të kulturës shqipe si: Maliq Krasniqi, Skënder e Shengyle Osmani, Adem Bakiu, Leonora Troni , Megjide Troni, Imer Halitaj , Hysen Berisha , Rexhep Shehu, Metush Bajrami , Agron Ramadani , Xhevat Quka, Daut Tahiri dhe Sabedin Shabani. Në këtë kuadër vepronte edhe grupi i valleve : Feride Krasniqi, Arjeta Ramadani, Albana Berisha , Ilire Ramadani, Njomza Haziri, Vildane Zharku, Vjollca Krasniqi, Filloret Berisha, Asllan Krasniqi, Arben Krasniqi, Mimoza Bruti, Ermira Halimi dhe Adelina Thaqi. Duke i falënderuar të gjithë të angazhuarit, lirshëm mund të themi se shkolla shqipe e mësimit plotësues në Oslo, mori formën e duhur dhe se numri i nxënësve u shtua dukshëm. Prej fillimit të parë të vitit 1995 e deri më 2004 numri i nxënëseve sillej rreth 65-108. Në vitin 2004 u bë një rënie e dukshme e numrit të nxënësve në shkollën shqipe. Në vitin shkollor 2009/2010 numri i nxënësve arriti në 60. Edhe në vitin shkollor 2010/2011 numri i nxënësve arrin në 60. Falënderojmë të gjithë mësuesit që kanë kontribuar dhe këta që janë ende duke kontribuar në detyrën e shenjtë të mësimdhënies. Po e them këtë se të gjithë fëmijët që vijojnë mësimin plotësues do ta njohin gjuhën e tyre amtare. Këta fëmijë nuk do ta harrojnë kurrë atdheun e tyre , nuk do të harrojnë kombin, nuk do të mund ti harrojnë traditat dhe nuk do të asimilohen pavarësisht integrimit në vendin nikoqir.

Të nderuar bashkatdhetarë,Me kënaqësi ju njoftojmë se ka filluar regjistrimi i nxënësve për vitin e ri shkollor në:📚 Shk...
24/07/2026

Të nderuar bashkatdhetarë,

Me kënaqësi ju njoftojmë se ka filluar regjistrimi i nxënësve për vitin e ri shkollor në:

📚 Shkollën Shqipe – ku fëmijët mësojnë gjuhën shqipe, historinë, kulturën dhe traditat tona kombëtare.

🕌 Shkollën e Mësim-Besimit Islam – ku fëmijët njihen me vlerat islame, leximin e Kuranit dhe njohuritë themelore të fesë.

Regjistrimi mund të bëhet në dy mënyra:
✅ Online (mënyra e preferuar), përmes formularit të regjistrimit.
✅ Në ditën e parë të mësimit, duke plotësuar formularin në shkollë.

Përmes regjistrimit online, ju keni mundësinë të zgjidhni vetë:

të regjistroni fëmijën në Shkollën Shqipe;
në Shkollën e Mësim-Besimit Islam;
ose në të dyja shkollat, sipas dëshirës dhe nevojës suaj.

Ju ftojmë të përfitoni nga kjo mundësi dhe t'u dhuroni fëmijëve tuaj njohuritë e gjuhës amtare, kulturës shqiptare dhe edukimit fetar, duke i ndihmuar të rriten me identitet, dije dhe vlera të shëndosha.

Ju mirëpresim me kënaqësi dhe ju falënderojmë për besimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Regjistrohuni sa më parë!

Linku i regjistrimit: https://www.qiksh.no/regjistrimi-i-nxenesve/

Pushime të kendshme nga mësuesit e mesueset e shkollës ☀️😊🌅⛵️
13/06/2026

Pushime të kendshme nga mësuesit e mesueset e shkollës ☀️😊🌅⛵️

Tra vellezer, tre personalitete te historise shqiptare….Cila eshte jeta e Abdyl, Naim dhe Sami Frasherit? Te fshehtat, t...
09/06/2026

Tra vellezer, tre personalitete te historise shqiptare….Cila eshte jeta e Abdyl, Naim dhe Sami Frasherit? Te fshehtat, te pathenat, momentet e rendesishme

Programi "Gjurmë Shqiptare" përfshin një audience të të gjitha moshave. Përfshirja e temave historike, zbulimi i zonave të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, promovimi i pjesëve të fjetura, shpalosja e kulturës, trashëgimisë, ndërthurur me të sotmen bën që audienca e përthithur të jetë e konsiderueshme dhe gjithëpërfshirëse. Një pjesë e temave historike apo edhe e zonave që trajtohen në Gjurmë Shqiptare nuk njihen ose janë trajtuar përciptazi në historiografinë shqiptare.

Gazetar: Marin Mema

Tra vellezer, tre personalitete te historise shqiptare….Cila eshte ...

08/06/2026

Mos e harroni gjuhën shqipe, pasurinë më të madhe që na kanë lënë të parët tanë.

Ajo është zemra e kombit, zëri i historisë dhe krenaria jonë.

Ta flasim me dashuri, ta ruajmë me nder dhe ta përcjellim brez pas brezi.

Zoti e bekoftë gjuhën shqipe, Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët kudo në botë. 🇦🇱❤️

Sot, në një atmosferë të ngrohtë, festive dhe plot emocione, përmbyllëm me sukses ceremoninë e ndarjes së certifikatave,...
31/05/2026

Sot, në një atmosferë të ngrohtë, festive dhe plot emocione, përmbyllëm me sukses ceremoninë e ndarjes së certifikatave, mirënjohjeve dhe dhuratave simbolike për nxënësit, mësimdhënësit, aktivistët dhe kontribuesit në dy shkollat tona pranë QIKSHN-së

Ceremonia u nderua me fjalë përshëndetëse nga kryetari i QIKSHN-së, z. Fatmir Shabani, drejtori i Shkollës Shqipe “Naim Frashëri”, z. Rexhep Kurtishi, si dhe drejtori i Shkollës së Mësim-Besimit “Urtësia”, dr. Berat Hashani.

Po ashtu, me fjalët dhe angazhimin e tyre kontribuuan edhe mësimdhënësit:
Marlijenda Manaj, Ragbeta Cecelia, Xhunejt Saiti, Ekrem Iseni dhe Azizi Ajrulai.

Mirënjohje të veçantë për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme shkon edhe për aktivistët dhe bashkëpunëtorët tanë:Arjeta Abdi dhe Rejan Xhelili dhe ata që na ndihmuan më së shumti ne mbarëvajtje e mirëmbajtje të hapësirave të kësaj qendre, Qendresa, Vjollca, Luljeta, Elioti, Ridvani dhe shumë të tjerë.
Në emër të mësuesit Imri Trena i përshëndetëm të pranishmit e sidomos prindërit dhe nxënësit e tij të cilët i cmon shumë dhe falënderon për kontributin e dhëne për këtë vit shkollor!

Koordinatori i dy shkollave, z. Metush Bajrami, falënderoi kryesinë e QIKSHN-së, mësimdhënësit e prindërit dhe ftoi Këshillin e Prindërve që të shpërndajnë dhuratat simbolike për të gjithë fëmijët e pranishëm në sallë.

Në fund, duke përshëndetur të pranishmit, ai uroi që të gjithë të kalojnë pushime të mbara verore, me dëshirën dhe lutjen që në shtator të rikthehemi përsëri shëndoshë e mirë, me edhe më shumë vullnet, dije dhe suksese.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen, mbështetjen dhe dashurinë ndaj gjuhës, kulturës dhe edukimit të brezave tanë.

Mirupafshim në shtator! 🌸📚☀️

Nesër, më  31.05 2026, në ora 11:00, në ambientet e QIKSHN-së do të mbahet ceremonia e përmbylljes së vitit shkollor 202...
30/05/2026

Nesër, më 31.05 2026, në ora 11:00, në ambientet e QIKSHN-së do të mbahet ceremonia e përmbylljes së vitit shkollor 2025–2026 për Shkollën Shqipe “Naim Frashëri” dhe Shkollën e Mësim-Besimit “Urtësia”.

Me këtë rast do të bëhet ndarja e certifikatave dhe dhuratave simbolike për nxënësit, miremjohjet për mësimdhënësit dhe kontribuesit që ndihmuan në mbarëvajtjen e mësimit në qendrën tonë.

Ju mirëpresim me shumë kënaqësi të festojmë së bashku sukseset e këtij viti shkollor!

Nxënësve që përfundojnë këtë etapë u urojmë suksese të mëdha në vazhdimin e studimeve të larta dhe në rrugëtimin e tyre akademik, ndërsa të tjerëve u themi:

Mirupafshim në shtator!

Pushime të këndshme verore për të gjithë! ☀️📚🌸

Një pjesë e madhe e avantazhit akademik të një fëmije shpesh vjen nga zakonet në shtëpi, mbështetja dhe mjedisi, jo vetë...
15/04/2026

Një pjesë e madhe e avantazhit akademik të një fëmije shpesh vjen nga zakonet në shtëpi, mbështetja dhe mjedisi, jo vetëm nga emri i shkollës. Fëmijët përfitojnë kur shtëpia përfshin rutina, lexim, biseda, gjumë, siguri emocionale dhe të rritur që qëndrojnë të angazhuar. Këto modele të përditshme forcojnë gjuhën, përqendrimin, besimin dhe vetërregullimin përpara se të fillojë çdo mësim në klasë. Shkolla ka rëndësi, por nuk funksionon vetëm.

Hulumtimet tregojnë vazhdimisht se përfshirja e prindërve dhe mjediset e të nxënit në shtëpi parashikojnë fuqimisht rezultatet akademike. Një shkollë e shkëlqyer mund të ndihmojë, por mbështetja e qëndrueshme në shtëpi shpesh vendos se sa mirë një fëmijë i përdor këto mundësi.

Mos e nënvlerësoni ndikimin tuaj. Leximi së bashku, kufizimi i kaosit, inkurajimi i përpjekjeve dhe qëndrimi i përfshirë mund të krijojnë avantazhe që asnjë tarifë shkollimi nuk mund t'i zëvendësojë plotësisht.

Të dielën do të ndërrohet ora dimërore. Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 m...
27/03/2026

Të dielën do të ndërrohet ora dimërore.

Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para.

Sot, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Oslo, në këtë datë të shënuar të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit,...
07/03/2026

Sot, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Oslo, në këtë datë të shënuar të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, u zhvillua një takim i veçantë me mësimdhënësit e shkollave shqipe në Norvegji, i organizuar nga Shkëlqesia e Saj, Ambasadorja e Republikës së Kosovës, znj. Nita Luci.

Në këtë takim morën pjesë një numër i madh mësimdhënësish nga Shkolla Shqipe “Naim Frashëri” në Oslo, si dhe mësimdhënës nga Drammeni, Ski dhe komuna të tjera të Norvegjisë. Ky takim ishte një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për punën dhe përkushtimin e tyre në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit kombëtar tek brezat e rinj në diasporë.

Me këtë rast, ambasadorja kishte përgatitur nga një mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit e pranishëm, por edhe për ata që nuk kishin mundur të jenë prezent, si dhe nga një dhuratë simbolike kujtimi me simbolet e Republikës së Kosovës dhe të Ambasadës, në shenjë falënderimi për kontributin dhe angazhimin e tyre të çmuar në arsimimin e brezave të rinj.

Gjatë takimit u zhvilluan biseda të frytshme rreth të ardhmes së mësimdhënies në diasporë, rëndësisë së aktivizimit të të rinjve në ruajtjen e vlerave kulturore dhe arsimore, si dhe për forcimin e bashkëpunimit me ndërmarrësit, shoqatat dhe rrjetet shqiptare në Norvegji. Po ashtu u diskutua për mundësitë e pjesëmarrjes së nxënësve në kampe verore dhe ekskursione në vendlindje, si dhe për organizimin e trajnimeve për mësimdhënësit dhe pjesëmarrjen në samitet e diasporës që organizohen në Shqipëri dhe në Kosovë.

Një moment i veçantë i këtij takimi ishte edhe fjala e mësuesve pensionistë dhe themeluesve të shkollës shqipe që nga viti 1994, Rexhep Kurtishi dhe Ramush Zharku. Ata kujtuan me emocion kohërat e vështira të fillimeve të mësimit në gjuhën shqipe në diasporë dhe angazhimin e madh të mësuesve dhe veprimtarëve që shkolla shqipe të mbijetojë dhe të zhvillohet ndër vite. Në këtë rast u përmendën me respekt edhe shumë mësimdhënës e kontribuues të kësaj veprimtarie, ndër ta i ndjeri Gani Banjska, si dhe Tahir Haziri, Bajram Gega, Shaip Istogu, Nexhmije Mazrekaj, Vjolla Hoxha, Inri Trena, Fikrije Bylykbashi, Sabit Asipi, Mustafë Ibrahimaj, Enkela Rokaj, Marlienda Manaj, Xhunejt Saiti dhe Ragbete Cecelia.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe mësimdhënës nga shkolla shqipe në Drammen, të cilët tashmë për katër vite me radhë po japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe gjallërimin e kësaj shkolle, ndër ta Arben Ramadani, Vjollca Zeqiri Aslani dhe Nazmi Thaqi. Shkollen Shqipe në Ski e prezantoi mësuesi Imri Trena pasi qe per shum vite kontribon ne mësimdhenje edhe atje!

Takimi u shoqërua edhe me një tryezë simbolike me produkte dhe shije tradicionale shqiptare. Një vend të veçantë zunë ëmbëlsirat e përgatitura nga mysafirja që kishim në Oslo, znj. Adelina Jashari Bikliq, njëherësh shefe pastiçerie në Prishtinë, të cilat i dhanë këtij takimi një atmosferë të veçantë dhe shije të vendlindjes, duke njoftuar me artin e veçante te lampave elektrike te krijuara nga Lekat, dhe dizajnuar dhe punuar nga znj. Fitore Syla nga kompania Muza, Prishtinë. Edhe Fitorja ishte mysafire ditë me pare ne organizimin e Pavaresise se Kosovës, event i realizuar nga Ambasaada e RKS në Norvegji.

Në fund, mësimdhënësit shprehën mirënjohjen e tyre të sinqertë për mikpritjen dhe përkushtimin e Ambasadores znj. Nita Luci dhe stafit të saj, në veçanti znj. Nerxhivane Pajaziti Rama dhe znj. Besare Batalli Hadri për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm në nder të Ditës së Mësuesit dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj arsimit shqip në diasporë.

Metush Bajrami, Oslo

07/03/2026

Adresse

Oslo
0652

Varslinger

Vær den første som vet og la oss sende deg en e-post når Shkolla Shqipe "Naim Frashëri" Oslo legger inn nyheter og kampanjer. Din e-postadresse vil ikke bli brukt til noe annet formål, og du kan når som helst melde deg av.

Kontakt Universitetet

Send en melding til Shkolla Shqipe "Naim Frashëri" Oslo:

Snarveier

Del